Aktualitet

U përpoq t’i rrëmbente një gruaje vajzën 4-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

12 Korrik 2025, 14:15 Nga M.B
U përpoq t’i rrëmbente një gruaje vajzën
Foto ilustruese

GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj në Kakovatos Zacharos të Greqisë. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

Raportohet se 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën. Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Sipas mediave greke, britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi për ta ndihmuar.

48-vjeçari duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, thuhet se iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë. Ai u gjet atje nga policia greke teksa bëri dhe rezistencë gjatë arrestimit.

greqia

Sondazh

Poll