40 mijë euro veshje kontrabandë, arrestohet në Tiranë drejtuesi i një furgoni që po i transportonte
Foto nga operacioni TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar ng...
Sipas SPAK nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, 7 janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë në kërkim.
TIRANA- GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuar gjatë aksionit të SPAK ditën e djeshme mes tyre edhe ish-shefi i krimeve, Erjon Dani. Mësohet se në burg janë lënë Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushka dhe Erjon Dani.
SPAK ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Sipas SPAK nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, 7 janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë në kërkim.
Në njoftimin e SPAK thuhej gjithashtu se janë sekuestruar 5 automjete, 38.970 Euro, 200 Dollarë, 8 telefona celularë, 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm, lëndë narkotike e dyshuar “kokainë” si dhe dokumente të ndryshme.
Nga hetimet bëhet me dije se Erjon Dani i cili në atë periudhë ushtronte funksionin si Shef i Policisë Kriminale dhe Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë i ka dhënë të dhënat e TIMS një trafikantit të drogës. Konkretisht Erjon Dani akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Mësohet se në pranga ditën e djeshme kanë rënë Vilson Roçi, Akil Alushi, Arjan Gjata, Musa Gjikola, Jani Meçja, Selami Lushka ndërkohë që ish-zyrtari i Policisë Erjon Dani është vetëdorëzuar pasdite. Ndër emrat e shpallur në kërkim janë Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Hysko, Isufi) si dhe Sokol Masha.
Foto nga operacioni TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar ng...
Vladimir Kurti, Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu DRENOVË- Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së model...
Pamje nga Thethi THETH- Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e r...
Foto ilustruese DURRËS- 44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Foto ilustruese TIRANA- Janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Mallakastër dhe Ku&cce...
Foto ilustruese GJERMANIA- Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në nj&e...
Foto nga konferenca TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka njoftuar sot masa që do të nd&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Ervis Cukali është njëri prej 3 të arrestuarve mbrëmjen e shkuar në Sarandë gjat...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar ...