Aktualitet

Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në hotel, Policia: Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Në njoftim thuhet se rreth orës 12:30 në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari Daum, ish-ambasadori gjerman.

12 Korrik 2025, 13:46 Nga M.B
Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në hotel, Policia: Dyshohet se
Werner Daum

GOLEM- Policia ka reaguar lidhur me lajmin se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum u gjet i pajetë në një hotel. Në njoftim thuhet se rreth orës 12:30 në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari Daum, ish-ambasadori gjerman.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman). Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

werner daum

Sondazh

Poll