12 Korrik 2025, 12:34
Nga M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Disa veshje sportive me vlerë 40 mijë euro që dyshohen të kontrabanduara janë sekuestruar nga policia në Tiranë. Lidhur me rastin mësohet se është arrestuar drejtuesi i furgonit që po i transportonte veshjet. Bëhet me dije se 52-vjeçari me iniciale Sh. Xh., banues në Kukës, u ndalua në rrugën “Bardhyl”.
Gjatë kontrollit në furgon u gjetën dhe u sekuestruan mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro. Sipas njoftimit, nga hetimet ka rezultuar se 50-vjeçari do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Silent Load”. Vihet në pranga drejtuesi i një furgoni duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara.
Sekuestrohen mallra (veshje sportive), të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Load”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., 52 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues m 52-vjeçarin, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra (veshje sportive) të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë totale 40 000 euro.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas do t’i shiste veshjet në dyqane të ndryshme të një tregu të shumicës në rrugën “5 Maji”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
tirana
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:29
Elton Qyno
Vladimir Kurti, Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu
DRENOVË- Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së model...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 12:13
M.B
Pamje nga Thethi
THETH- Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e r...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 11:20
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Mallakastër dhe Ku&cce...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:34
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në nj&e...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 10:05
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka njoftuar sot masa që do të nd&eum...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 09:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Ervis Cukali është njëri prej 3 të arrestuarve mbrëmjen e shkuar në Sarandë gjat...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 09:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar ...
Aktualitet
12 Korrik 2025, 08:56
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti&rdquo...