Aktualitet

EMRI/ Aksidentoi për vdekje 2 persona më 2024, arrestohet 40-vjeçari i dënuar me mbi 7 vite burg

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar atë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së 2 personave.

12 Korrik 2025, 14:10 Nga M.B
EMRI/ Aksidentoi për vdekje 2 persona më 2024, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANA- 40-vjeçari Klajdi Ruçi i dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është arrestuar në Shkozë. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar atë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së 2 personave. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

I dënuar me mbi 7 vjet burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 40-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”.

Si rezultat i të cilit, në Shkozë, u bë e mundur, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klajdi Ruçi, 40 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

klajdi ruci

Sondazh

Poll