Aktualitet

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, rritet numri i forcave të sigurisë

Mësohet se forcat e rendit kanë rritur perimetrin e sigurisë pas incidenteve të djeshme teksa për të garantuar vazhdimësinë e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, janë dërguar forca të shumta policie në terren.

12 Korrik 2025, 12:13 Nga M.B
Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, rritet
Pamje nga Thethi

THETH- Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e rendit kanë rritur perimetrin e sigurisë pas incidenteve të djeshme teksa për të garantuar vazhdimësinë e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, janë dërguar forca të shumta policie në terren.

Ky aksion për të shkatërruar objektet pa leje në Theth ka sjellë tensione të mëdha pasi dje ku u hodh një molotov drejt urës së drurit në këtë fshat për ta djegur. Në këtë moment, autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë mësohet se banorët që kanë hedhur molotov, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Policia sqaroi dje se asnjë mjet fadromë e IKMT-së nuk është dëmtuar nga molotovët e hedhur. 

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, rritet

Si nisi çështja e "hapësirave publike"?

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

theth

Sondazh

Poll