Aktualitet

EMRI/ Kanosi me sëpatë dy persona, arrestohet një 44-vjeçar në Durrës

Lidhur me ngjarjen, një person u procedua penalisht pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë.

12 Korrik 2025, 11:20 Nga M.B

 

EMRI/ Kanosi me sëpatë dy persona, arrestohet një
Foto ilustruese

DURRËS- 44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po kanoste me sëpatë dy persona. Bëhet me dije se shkak i ngjarjes të jetë një konflikti për motive të dobëta. Lidhur me ngjarjen, një person u procedua penalisht pasi kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 17, Durrës, një shtetas po kanoste dy shtetas të tjerë me sopatë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e personave të përfshirë, si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 44 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasi 44-vjeçar u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16, teksa kanoste me sopatë shtetasin E. A., dhe shtetasen E. S.,
të dy banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi B. K., i cili kishte djeni për konfliktin dhe nuk njoftoi Policinë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll