Politike

Plagjiatura me doktoraturën e Taulant Ballës, Universiteti rumun nis hetimet

5 Shkurt 2019, 12:09 Nga DOSJA
Plagjiatura me doktoraturën e Taulant Ballës, Universiteti rumun nis

Universiteti i Iasit në Rumani ka nisur zyrtarisht hetimet për doktoraturën e deputetit socialist Taulant Balla.

Lajmin e bën të ditur portali Exit.al, që shkruan se në një email të dërguar nga Universiteti Alexandru Ioan Cuza University në Iasi të Rumanisë, është konfirmuar fakti se po hetohet zyrtarisht plagjiatura e deputetit të PS, Taulant Balla.

Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë nga studimi “Politikëbërja në BE” për mbrojtjen e punimit të tij të doktoraturës në vitin 2015, me titull: ‘Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian’.

Universiteti rumun deklaron se:
‘Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal’.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike akuzat per plagjiature taulant balla universiteti rumun akuzat per plagjiature taulant balla universiteti rumun

Sondazh

Poll