Aktualitet

Përplasje në Theth, banorët gjuajnë me molotov fadromat e IKMT

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga bombat molotov që janë gjuatur, kanë bërë dëme masive në këto fadroma. 

11 Korrik 2025, 15:22 Nga I.A
Përplasje në Theth, banorët gjuajnë me molotov fadromat e
Thethi

THETH- Një përplasje ka ndodhur në fshatin Theth ditën e sotme, ku disa nga banorët kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT-së. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se nga bombat molotov që janë gjuatur, kanë bërë dëme masive në këto fadroma. 

 

Ndërkohë që ende nuk janë identifikuar personat që kanë qëlluar me molotov fadromat.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

proteste ne theth

Sondazh

Poll