11 Korrik 2025, 14:21
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Tre vajza nga Venezuela janë proceduar penalisht në Vlorë pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë më qira në lagjen “Pavarësia 3”. Gjithashtu mësohet se është shpallur në kërkim një 43-vjeçare spanjolle, e cila kishte marrë me qira apartamentin në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion tre vajzat. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasja spanjolle që organizonte këtë veprimtari kriminale. Zbulohet apartamenti që ajo kishte marrë me qira, për këtë qëllim. Procedohen penalisht 3 shtetase nga Venezuela që ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast:
-u shpall në kërkim shtetasja A. A., 43 vjeçe, banuese në Spanjë. Kjo shtetase kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, në të cilin dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion, shtetase të huaja;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset venezuelase R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, banuese në Vlorë.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së saj kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vlora
Aktualitet
11 Korrik 2025, 14:13
M.B
Bashkëshortja
SHKODRA- Bashkëshortja e kapitenit të anijes në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 13:56
M.B
Snajperi
KURBIN- 25-vjeçari Orgest Mehi alias Orgest Shehaj i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 13:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij. Prenga ësht&...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 12:55
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpa...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 12:46
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Gramsh, pasi është zënë poshtë nga nj&eu...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 12:35
M.B
Avokati Armand Tragaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vetëm një nga 10 masat e sigurisë të dhëna nga shkal...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 12:39
spak
SHKODËR- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportoh...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 12:14
M.B
DIBRA- 29-vjeçari i identifikuar si Edison Ndoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës p&eum...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 11:53
M.B
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
KOSOVA- Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim...
Aktualitet
11 Korrik 2025, 11:40
r.ll
jani prenga
TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për kopshtarin e "Golden Restort", Festim Bexhdillin, ...