Aktualitet

“Është një dhimbje e madhe!" Bashkëshortja e kapitenit Arben Anamali: Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve aq sa dha edhe jetën për turistët

Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik duke treguar se e njoftoi njënjë koleg që kishte punuar me të. 

11 Korrik 2025, 14:13 Nga M.B
“Është një dhimbje e madhe!" Bashkëshortja e
Bashkëshortja

SHKODRA- Bashkëshortja e kapitenit të anijes në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në liqen tha sot mes lotësh se i shoqi ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët. Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik duke treguar se e njoftoi njënjë koleg që kishte punuar me të. Gjithashtu aajo tha se nuk mendoi më të keqen sepse kapiteni i ndjerë ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm dhe notar i mirë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët.

Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen", tha bashkëshortja e Anamalit.

arben anamali

Sondazh

Poll