Aktualitet

"Ka një nivel të pajustifikuar ekonomik!" I dënuar me 19 vite burg, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve

Prenga është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale.

11 Korrik 2025, 13:09 Nga M.B
"Ka një nivel të pajustifikuar ekonomik!" I dënuar me
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij. Prenga është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale. Konkretisht ai është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit.

Sipas njoftimit, nga hetimet ka rezultuar se Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës. Gjithashtu atij i janë sekuestruar një apartament, një garazh.një pasuri e llojit “njësi” dhe një pikë servisi makinash.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:

Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

tirana

Sondazh

Poll