Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë së të dënuarit Paris Prenga, Policia: Vlera, 875 mijë euro, ja çfarë përfshihet

Prenga është i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

11 Korrik 2025, 14:44 Nga M.B

 

Sekuestrimi i pasurisë së të dënuarit Paris Prenga, Policia:
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka dhënë një njoftim lidhur me sekuestrimin e pasurive të Paris Prengës teksa bëhet me dije se vlera është 875 000 euro. Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar, që ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Prenga është i dënuar me burg për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është dënuar me 19 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ky i fundit njihet si kundërshtari i Devi Kasmit. 

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Asset lock”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 000 euro, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij. Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

paris prenga

Sondazh

Poll