Aktualitet

VIDEO/ Ndizet sërish zjarri te Pazari i Ri, tymi mbulon banesën 

Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al, shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar gjithë banesën dhe zonën përrreth. 

11 Korrik 2025, 15:12 Nga E. D
VIDEO/ Ndizet sërish zjarri te Pazari i Ri, tymi mbulon banesën 
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Zjarri tek shtëpia dy-katshte te Pazari i Ri duket se është ndezur sërish. Siç shihet në pamjet e siguruar nga Dosja.al, shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar gjithë banesën dhe zonën përrreth. 

 

Sipas burimeve të Dosja.al zjarri është rindezur edhe mëngjesin e sotëm, por e kanë fikur. Por nga era e fortë zjarri është rindezur sërish mbasdite. 

Banesa fillimisht ka marrë flakë ditën e djeshme. Ende uuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por fatmirësisht se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët. Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë gjatë gjithë ditës dje.

zjarri te pazari i ri

Sondazh

Poll