Aktualitet

EMRI/ Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste.

11 Korrik 2025, 12:55 Nga M.B
EMRI/ Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i
Foto ilustruese

SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe të shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë që është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie. 

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa  grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

spak

Sondazh

Poll