Aktualitet

U zu poshtë nga masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, një 51-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat.

11 Korrik 2025, 12:46 Nga M.B
U zu poshtë nga masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Gramsh, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, ku gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi 58-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i fadromës, një 51-vjeçar, është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

gramsh

Sondazh

Poll