Politike

"Nuk e njohim legjitimitetin e Ramës!" Berisha: Nuk ulemi me qeverinë për reformën territoriale

Ai shtoi se reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike dhe nuk e bën qeveria duke theksuar se ka rekomandime dhe ata do i shqyrtojnë.

11 Korrik 2025, 13:51 Nga M.B
"Nuk e njohim legjitimitetin e Ramës!" Berisha: Nuk ulemi me
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se nuk do të ulen në tryezë me qeverinë për reformën territoriale. Berisha theksoi dhe një herë se nuk e njohin legjitimitetin e qeverisë së dalë pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai shtoi se reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike dhe nuk e bën qeveria duke theksuar se ka rekomandime dhe ata do i shqyrtojnë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të. PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale. Ai nuk ka legjitimitet. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri. Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria. Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi.

Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike. PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale. Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë. Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë. Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin.

sali berisha

Sondazh

Poll