Politike

"Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor!" Berisha: Rama përhap dezinformime të turpshme duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

Berisha tha se raporti zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri.

11 Korrik 2025, 13:01 Nga M.B
"Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor!" Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se raporti i KE-së "groposi" shtetin ligjor. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po përhap dezinformime të turpshme duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin. Berisha tha se raporti zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri. Gjithashtu sipas tij në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Opinioni publik shqiptar është subjekt i një propagande mashtruese vulgare të pashembullt dhe të paprecedent të ndonjë vendi tjetër. Vetëm në këtë vend ndodh që katër mediat kombëtare të informojnë publikun se një çarter me turistë u nis nga aeroporti i Jordanisë, thua se vinte nga Hëna. Një media tjetër raportonte nga Thethi sikur të ishte jo medie, jo televizion kombëtar, por persekutor kombëtar. Lexonte ato ç’ka i kishte çuar zyra e kryeministrit dhe ku e paraqiste Thethin pa asnjë lloj fakti apo dokumenti të mbushur dhe stërmbushur me betonëra e stërbetonëra.

Në çdo anë, dezinformimi i pamëshirë i shqiptarëve është platforma e kësaj qeverie. Ajo çka duhet të shtoj sot është klonimi i zyrave të shtypit apo në fakt asgjësimi i tyre dhe sot mund të thuhet se ka vetëm një zyrë shtypi, ajo e mashtruesit profesionist Endri Fuga dhe Edi Rama, të cilët në unison shpërndajnë certifikata dezinformimi për qytetarët. Kam këtu një dokument-raport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri, pra sot po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korpor ata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.

Pra, me një objektivitet të madh, në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor, ndërkohë Edi Rama për të përshëndetur raportin nxjerr zyrat e klonuara të shtypit, njëra në presidencë dhe tjetra në parlament dhe unë e quaj këtë një akt dezinformimi të turpshëm. 

sali berisha

Sondazh

Poll