Politike

Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat, demokrat, por të mirat duhet me i thënë

Dodaj tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

11 Korrik 2025, 13:14 Nga M.B
Kryebashkiaku i Pukës foli për legalizimet, Rama: Ti demokrat,
Rama dhe Dodaj

DURRËS- Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Rama për çështjen e legalizimeve. Dodaj tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.

"Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres. Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara.

Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll