Politike

"Do dalin çmimet e reja të referencës!" Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe

Rama tha se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë. Gjithashtu ai shtoi se kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura.

11 Korrik 2025, 12:30 Nga M.B
"Do dalin çmimet e reja të referencës!" Rama: Taksa
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama tha sot se është çështje ditësh ose javësh që të dalin çmimet e reja të referencës për pronat. Rama tha se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë. Gjithashtu ai shtoi se kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura. Ndër të tjera ai mori një shembull duke thënë se kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë.

“Ndërkohë kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë. Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.

Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës. Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive në disa, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, ndërsa në disa bashki taksa e tavolinë, taksa e tabelës. Kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll