Politike

Votat e diasporës/ Berisha: Zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por u grumbulluan në një qendër dhe u plotësuan për PS-në

Berisha tha se ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët dhe se Rama nuk do mund të shpëtojë.

11 Korrik 2025, 13:45 Nga M.B
Votat e diasporës/ Berisha: Zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se zarfet e diasporës nuk u dorëzuan tek qytetarët, por u grumbulluan në një qendër dhe u plotësuan për PS-në. Berisha tha se ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët dhe se Rama nuk do mund të shpëtojë. Ai shtoi se këto zgjedhje nuk njihen nga ata dhe se kjo farsë elektorale, sipas tij ka si autor kryeministrin Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në. Ky është një proces që nuk do pranohet kurrë dhe shqiptarët, çfarëdo që të bëjë Edi Rama, i cili përpiqet me të gjithë mënyra të largojë vëmendjen nga demonstrimi i këtij krimi të shëmtuar, ai nuk do mund të shpëtojë.

Këto zgjedhje nuk njihen dhe kjo farsë elektorale, ky krim madhor elektoral ka një autor dhe ai është Edi Rama. Ka një mbrojtës kryesor të saj dhe ai është Altin Troplini, i cili me qëndrimet që ka mbajtur ndaj krimit kushtetues elektoral dëshmon se nuk ka ligj, nuk ka moral, por është thjesht një skllav dhe bashkëpunëtor i krimit.

sali berisha

Sondazh

Poll