Politike

Porositë e kryeministrit për pushtetin lokal/ Berisha: Ramaduro është vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie

Sipas tij kjo është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore. 

11 Korrik 2025, 13:46 Nga M.B
Porositë e kryeministrit për pushtetin lokal/ Berisha: Ramaduro
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp porositë e ditëve të fundit nga kryeministri Edi Rama për pushtetin lokal. Berisha tha se Rama është vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie.

Ai shtoi se marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria.

Sipas tij kjo është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk ka diskutim që marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria. Është një shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit 2006 që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë qendrore të mos bëj asnjë ndryshim në vendimet e qeverisë vendore. Gjykata Kushtetuese ka vendosur në atë vendim që për objeksionet që mund të ketë qeveria qendrore, ajo nuk mund të ndërhyjë në asnjë rrugë përveçse përmes gjykatave. Ta padisë në gjykatë.

Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie, ndaj ai sillet në këtë mënyrë.
Por pse unë vazhdoj dhe do të vazhdoj në këto denoncime? Midis të gjitha të drejtave, fjala e lirë dhe vota e lirë janë të drejtat më themelore. Të gjitha të tjerat vijnë pas. Unë nuk ua lexova ju raportin se çfarë thotë për mediat dhe fjalën e lirë. Çfarë thotë për AMA-n dhe kontrollin nga qeveria dhe që janë shumë të rënda. Por po merrem gjithnjë me votën, pa të cilën nuk ka demokraci. Pa të cilën nuk ka shtet ligjor. Shteti ligjor, kushtetutshmëria, liria dhe të drejtat bazë kanë në themel votën e lirë, vullnetin e lirë të qytetarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll