Politike

Ultimatumet e Ramës në Durrës/ Japin dorëheqjen kryetarët e pesë njësive administrative, largohen edhe disa drejtorë të Bashkisë dhe të drejtorive rajonale

Dorëheqjen e kanë paraqitur administratorët e njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull.

11 Korrik 2025, 12:02 Nga r.ll
Ultimatumet e Ramës në Durrës/ Japin dorëheqjen
bashkia e durresit

DURRËS- Kryetarët e pesë njësive administrative në qarkun e Durrësit kanë dhënë dorëheqjen e tyre nga detyra. Po ashtu doreheqjen e kanë paraqitur edhe disa drejtorë të Bashkisë Durrës dhe të drejtorive rajonale. Largimet e tyre nga detyra vijnë pas ultimatumeve të kryeministrit Edi Rama, gjatë takimeve të zhvilluara pak ditë më parë në bashkinë e Durrësit. 

Dorëheqjen e kanë paraqitur administratorët e njësive administrative të bashkisë së Durrësit: Ishëm, Sukth, Manëz, Katund i Ri dhe Rrashbull. Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.

Po ashtu, janë larguar nga detyra edhe administratorët e gjashtë rajoneve të qytetit bregdetar, përkatësisht Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla.

bashkia e durresit

Sondazh

Poll