Politike

"Shkarkimi i drejtorit në Shkodër të shërbejë si mesazh", Rama: Të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe shkarkimin e drejtuesve të policisë në Shkodër, pasi kishin lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme në Theth. 

11 Korrik 2025, 11:55 Nga r.ll
"Shkarkimi i drejtorit në Shkodër të shërbejë si
edi rama

DURRËS-  Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në Durrës, ku i pranishëm ishte dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe shkarkimin e drejtuesve të policisë në Shkodër, pasi kishin lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme në Theth. Ai theksoi se të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë në qarqe duhet ta kenë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje në territor.

“Duke qenë se këtu është i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues të tjerë, dua të ritheksoj se ajo që ndodhi dje me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës është dhe shpresoj të shërbejë si një mesazh i qartë për të gjithë: asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se “nuk dinte gjë”, kur nuk bëhet fjalë për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija, por për 40 ndërtime pa leje, apo qoftë edhe për një ndërtim të vetëm pa leje.

Policia e Shtetit ka treguar se, kur do, di të shkojë edhe në majë mali, kur një fshatar ndërton një avlli dhe i thotë se është ndërtim pa leje. Edhe në majë të Pilurit, ku duhet zemër për të ngjitur, kanë gjetur dikë që kishte ngritur një mur, ndërsa në bregdet, aty ku ndërtohen resorte dhe ku merret dheu nga kantieri dhe hidhet në det, duke e kthyer detin tonë të kaltër, Jonin, në një lumenjtë e ndotur si Lana. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim të paligjshëm. Kam parasysh zonat e mbrojtura, bregdetin dhe qendrat turistike. Nuk kemi më luksin të lejojmë dëmtimin e bregdetit, siç ka ndodhur në të shkuarën”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll