Politike

Berisha poston fotot: Banori i Kaçinarit është dhunuar nga banditë të firmës private që do ndërtojnë HEC në fshatin e tij

Kryedemokrati ka dënuar me forcë atë që ai cilëson krim të shëmtuar.

10 Korrik 2025, 21:54 Nga r.ll
Berisha poston fotot: Banori i Kaçinarit është dhunuar nga
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e një banori, për të cilin thotë se është nga fshati Kaçinar. Berisha shkruan se ky person është dhunuar nga disa përsona të lidhur me një firmë private që do të ndërtojë një hidrocentral në zonë. Kryedemokrati ka dënuar me forcë atë që ai cilëson krim të shëmtuar.

POSTIMI I PLOTË: 

Një akt i rëndë kriminal. Dhunohet dhe torturohet nga banditë të firmës private që do ndërtojnë HEC, banori i Kaçinarit që mbron interesat e komunitetit! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar!

 

sali berisha kaçinar

Sondazh

Poll