Aktualitet

Zjarri te Pazari i Ri/ Ngjitur me banesën e djegur ndodhej monumenti i kulturës, asnjë reagim nga policia apo deputetët e Tiranës (FOTO)

Nga flakët u rrezikuan edhe banesa dhe biznese të tjera, por fatmirësisht flakët u shuan përpara se të ndodhet një katastrofë e madhe. Madje shumë pranë banesës që u përfshi nga flakët ishte edhe një monument kulture i cili për pak mund të përfshihej nga zjarri. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia për zjarrin. 

10 Korrik 2025, 17:58 Nga E. D
Zjarri te Pazari i Ri/ Ngjitur me banesën e djegur ndodhej monumenti i
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen brenda banesës, ndërsa pas rreth një ore, zjarrfikësit arritën të vënë situatën nën kontroll. 

Shumë pranë banesës që u përfshi nga flakët ishte edhe një banesë që është monument kulture, e cila gjithashtu rrezikohej të përfshihej nga zjarri. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia. Po ashtu reagim nuk ka pasur edhe nga deputetët e qarkut të Tiranës.

Flakët rrezikuar të përhapen edhe në banesa dhe biznese të tjera, por fatmirësisht zjarri u shua përpara se të ndodhte një katastrofë më e madhe.  Sakaq, nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

Gjithashtu bëhet me dije se shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë.

nermin stermasi

Sondazh

Poll