Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje, IKMT shemb ndërtesën tre katëshe në Theth

Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe gjashtë të tjera të planifikuara për tu shembur. 

10 Korrik 2025, 16:57 Nga E. D
Prishja e ndërtimeve pa leje, IKMT shemb ndërtesën tre
foo ilustruese

THETH- IKMT po vijon aksionin prej katër ditësh në zonën e Thethit, për shembjen e ndërtesave pa leje. Sot IKM ka shembur një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla. Kjo është ndërtesa e dytë që shembet ditën e sotme, ndërsa janë edhe gjashtë të tjera të planifikuara për tu shembur. 

Prej 4 ditësh në Theth vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

ikmt

Sondazh

Poll