Aktualitet

VIDEO/ Pas një ore luftë me flakët, vihet nën kontroll zjarri që përfshiu banesën te Pazari i Ri

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. 

10 Korrik 2025, 17:25 Nga r.ll
VIDEO/ Pas një ore luftë me flakët, vihet nën kontroll
banesa e djegur

TIRANË- Zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu rreth një orë më parë banesën të Pazari i Ri në kryeqytet. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, flakët janë shuar, ndërsa ka mbetur vetëm tym. 

 
 

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Banesa e djegur bëhet me dije se i përket shtetasit Nermin Stërmasi. 

Ndërkohë banesat dhe bizneset aty pranë nuk janë rrezikuar nga zjarri që u shua para se të përhapej më tej.

zjarr te pazari i ri

Sondazh

Poll