Aktualitet

Zjarri te Pazari i Ri/ Kisha ku shkon çdo të dielë Altin Dumani, pranë banesës që u përfshi nga flakët

Flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. 

10 Korrik 2025, 16:37 Nga DOSJA
Zjarri te Pazari i Ri/ Kisha ku shkon çdo të dielë Altin
pamje nga zjarri

TIRANË- Një zjarr masiv ka përfshirë sot një banesë dy katëshe në zonën e Pazarit të Ri në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë gati gjithçka, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. 

Sipas informacioneve për Dosja.al, pranë banesës që është përfshirë nga zjarri, ndodhet edhe Kisha e Perëndisë, ku shkon çdo të dielë, kreu i SPAK, Altin Dumani. 

Nuk dihet ende nëse flakët rrezikojnë Kishën, po më herët u raportua se zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe po mundohen që zjarri mos të kalojë të një pallat biblioteke që është shumë pranë banesës. 

altin dumani zjarr te pazari i ri

Sondazh

Poll