Aktualitet

VIDEO/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri, ja çfarë mbeti pas zjarrit në banesën dy-katëshe

Ende nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

10 Korrik 2025, 17:46 Nga E. D
VIDEO/ Shuhen flakët në banesën pranë Pazarit të Ri, ja
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Janë shuar flakët e zjarrit në banesën pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët përfshinë pasditen e sotme,  banesës Nermin Stermasit, nërkohë zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.


Tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Megjithatë ende nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, çatia e së cilës ishte me qerpiç, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën e fortë, e cila ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.

 

zjarri ne tirane

Sondazh

Poll