Aktualitet

VIDEO/ Zjarri te Pazari i Ri, në rrezik edhe disa banesa të tjera, forca të shumta në aksion për shuarjen e flakëve 

Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë.

10 Korrik 2025, 16:23 Nga E. D
VIDEO/ Zjarri te Pazari i Ri, në rrezik edhe disa banesa të
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë te disa banesa në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Në pamje shihet se flakët kanë përfshirë gjithë banesën dhe po rrezikojnë edhe disa shtëpi të tjera dhe biznese. Gjithashtu bëhet me dije se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

 

Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet të shumta materiale janë shkaktuar.

 

zjarri te pazari i ri

Sondazh

Poll