Aktualitet

Gazetarja publikon fotot: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat! Bashkë me to rrëzohet edhe fasada e një abuzimi monumental

Ajo shkruan më tej se megjithëse e rikonstruktuar me shifra astronomike, Piramidës iu shkul mermeri i shtrenjtë dhe iu vendosën pllaka majolike.

10 Korrik 2025, 15:54 Nga r.ll
Gazetarja publikon fotot: Veliaj në burg, Piramidës i bien pllakat!
fotot e postuara nga beti njuma

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Piramidës së Tiranës ku duket se i kanë rënë pllakat. Njuma shprehet se kompanitë “FUSHA” shpk dhe “EDIL-AL-IT” kanë marrë nga Bashkia e Tiranës plot 15 milionë euro ose 1.73 miliard Lekë për “Rijetëzimin” e Piramidës së Tiranës.

Ajo shkruan më tej se megjithëse e rikonstruktuar me shifra astronomike, Piramidës iu shkul mermeri i shtrenjtë dhe iu vendosën pllaka majolike.

Sipas saj, sot këto pllaka po rrëzohen bashkë më "fasadë e një abuzimi monumental ku miliona euro nuk mjaftojnë për të bërë një rikonstruksion dinjitoz."

POSTIMI I PLOTË: 

VELIJA NË BURG, PIRAMIDËS I BIEN PLLAKAT…

Kompanitë “FUSHA” shpk dhe “EDIL-AL-IT” kanë marrë nga Bashkia e Tiranës plot 15 milionë euro ose 1.73 miliard Lekë për “Rijetëzimin” e Piramidës së Tiranës.

Por sot nje vit e gjysmë pas rikonstruksionit të ish muzeut të diktatorit, tanimë qendër teknologjie, ku më shumë pihet kafe se bëhet inovacion, godinës së Rilindur kanë nisur t’i bien pllakat.

Megjithëse e rikonstruktuar me shifra astronomike, Piramidës iu shkul mermeri i shtrenjtë dhe iu vendosën pllaka majolike. Sot, pllakat dhe suvaja po rrëzohen, e bashkë me to edhe fasada e një abuzimi monumental ku miliona euro nuk mjaftojnë për të bërë një rikonstruksion dinjitoz.

piramida e tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll