Politike

Rama poston FOTO-n nga avioni: Për Bruksel, do takohem me Presidenten e KE

28 Janar 2020, 10:43 Nga DOSJA
Rama poston FOTO-n nga avioni: Për Bruksel, do takohem me Presidenten e KE

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Gjermania është nisur sot për në Bruksel, ku do takohet me Presidenten e Komisionit Europian , Ursula von der Leyen.

Sipas Ramës, me Presidenten do të flasin për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt, dhe nesër do takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj ????? dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut?”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ka nisur takime për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel në 17 shkurt. Dje Rama ishte në Gjermani ku u takua me Angela Merkelin dhe mori prej saj konfirmimin se Gjermania do ndihmojë Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne bruksel ursula von der leyen edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne bruksel ursula von der leyen

Sondazh

Poll