Politike

Rama zbulon detaje nga takimi me Merkel: Biseduam dhe për njohjen e patentave, ka nisur puna

28 Janar 2020, 10:19 Nga DOSJA
Rama zbulon detaje nga takimi me Merkel: Biseduam dhe për njohjen e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një reagim në Facebook, ka reaguar sërish për vizitën e tij në Gjermani. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se dje në takimin me Angela Merkel është diskutuar për njohjen e patentave në Gjermani. Më tej shton se në shkurt do të Tiranë do vijnë një grup ekspertësh nga Ministria e Transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport për këtë çështje.

Po ashtu, shton se tashmë është në fazat e fundit nga qeveria greke njohja e patentave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave????? Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona?????”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas takimit me Merkel që zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne gjermani takimi rama merkel edi rama rama ne gjermani takimi rama merkel

Sondazh

Poll