Politike

Bruksel/ Sot zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, diskutime për hapjen e negociatave

28 Janar 2020, 08:25 Nga DOSJA
Bruksel/ Sot zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, diskutime

Bruksel- Ditën e sotme në Bruksel do të zhvillohet Samiti për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohet edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mësohet se përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përfaqësuesit e  Bosnjes dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Disa javë më parë Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europaian, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Tiranë deklaroi se ka biseduar me dy vendet skeptike,  Francën dhe Holandën për çeljen e negiociatave për Shqipërinë. Sipas tij, diskutimet kanë vijuar me tone pozitive dhe u shpreh se shpreson që negociatat të hapen para samitit Zagrebit. Ndërsa dje kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se Gjermania, do të bëjë çmos që ky vit të jetë viti i dritës jeshile që KE-ja do t’i japë Shqipërisë. Në muajin tetor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një “JO” për hapjen e negociatave me BE-në. Dy vendet kundër ishin Franca dhe Holanda.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike samiti per ballkanin perendimor samiti per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll