Aktualitet

I akuzuar për kultivim kanabisi dhe ndërtim të paligjshëm, vihet në pranga 61-vjeçari në Delvinë

Bëhet me dije se 61-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në kopshtin pranë banesës.

10 Korrik 2025, 15:27 Nga E. D
I akuzuar për kultivim kanabisi dhe ndërtim të paligjshëm,
foo ilustruese

DELVINË- Policia e Delvinës ka arrestuar Jakup Mehmetin, 61 vjeç, në kuadër të operacionit “Koordinata”. Bëhet me dije se 61-vjeçari kishte kultivuar bimë narkotike në kopshtin pranë banesës. Gjithashtu ai kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit për ujitjen e tyre. 

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.  Kishte kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa, në kopshtin afër banesës së tij, vihet në pranga 61-vjeçari, Jakup Mehmeti.

61-vjeçari kishte kishte ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, për të siguruar ujitjen e bimëve narkotike, si dhe kishte kryer ndërtime të paligjshme, në banesë.

policia e delvines

Sondazh

Poll