Aktualitet

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës në podcast/ Kush është çifti Gjeçaj që iu shkrumbua restoranti gjatë mesnatës në Theth

Petrit Gjeçaj është oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe bashkëshortja e tij, Aida ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

10 Korrik 2025, 13:30 Nga E. D
Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës në podcast/ Kush
Aida Gjeçaj dhe Edi Rama

THETH- Çifti Petrit dhe Aida Gjeçaj, të cilëve në mesnatë bezinesi i tyre u shkatërrua, pasi u dogj totalisht nga flakët nuk janë të panjohur. Petrit Gjeçaj është oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe bashkëshortja e tij, Aida ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Restoranti “Villa Gjeçaj” u shkrumbua totalisht nga flakët gjatë mesnatës dhe ishin banorët ata që izoluan flakët.  Ndërsa duke folur për mediat Aida Gjeçaj, tha se u njoftua rreth orës 02:00 se në subjektin e saj kishte rënë zjarr. Ajo tha se fqinjët kanë ndërhyrë dhe kanë shuar flakët, por nuk kanë arritur të shpëtojnë asgjë.

Ajo u shprehe se subjekti i saj e merrte energjinë nga panelet diellore. Gjithashtu Gjecaj u shpreh se ai subjekt ka mbi 12 vite që operon dhe se gjithçka është me leje. Ajo tha se kostoja e ndërtimit të subjektit që ka përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro.

aida gjeçaj edi rama

Sondazh

Poll