Aktualitet

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja që ndezi zjarrin

Gjithashtu bëhet me dije se një 27-vjeçar nga Lushnja i cili ishte çoban është nën hetim pasi dyshohet se ka ndezuar zjarrin në Dukat. 

10 Korrik 2025, 15:07 Nga E. D
Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim
foto ilustruese

VLORË- Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive në Dukat të Vlorës. Konkretisht prej gjashtë ditësh flakët dhe tymi kanë "pushtuar", zonën. Gjithashtu bëhet me dije se një 27-vjeçar nga Lushnja i cili ishte çoban është nën hetim pasi dyshohet se ka ndezuar zjarrin në Dukat. 

Njoftimi i policisë:

D. B., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i punësuar si çoban, pasi më datë 05.07.2025, në vendin e quajtur “Vastak”, në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pylli, një pjesë kullote dhe bimësi të ndryshme.

zjarri ne dukat

Sondazh

Poll