Aktualitet

E trishtë/ Ndahet nga jeta doktori i njohur, Vangjel Tavo: Qytetar shembullor i Himarës

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e doktor Goros, një njeri i respektuar i komunitetit, dhe një profesionist i lartë në fushën e mjekësisë.

10 Korrik 2025, 14:17 Nga I.A
E trishtë/ Ndahet nga jeta doktori i njohur, Vangjel Tavo: Qytetar
Evriviadhi Goro

HIMARË- Doktor Evriviadhi Goro ka ndërruar jetë. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka reaguar në rrjete sociale për vdekjen e doktor Goros, një njeri i respektuar i komunitetit, dhe një profesionist i lartë në fushën e mjekësisë.

Kryebashkiaku ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Goro dhe kujtdo që e ka njohur doktor Evriviadhi, i cili më shumë sesa një mjek, ishte shpresë për të gjithë vendasit.

Emri i doktor Goros do të mbetet gjithmonë në kujtesën e qytetasve të Himarës, si një njeri i palodhur për punën e tij dhe me një zemër të madhe.

Postimi i Tavos:

Lamtumirë, Dr. Evriviadhi Goro! U largua nga jeta një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të komunitetit tonë. Mjek i përkushtuar, njeri me zemër të madhe, qytetar shembullor dhe zë i qartë i Himarës në çdo kohë. Dr. Evriviadhi ishte më shumë se një doktor — ishte shpresë, mbështetje dhe dashuri për njerëzit e këtij vendi.

Shërbimi i tij i palodhur, fjala e tij e drejtë dhe përkushtimi i tij për Himarën do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Trashëgimia jote njerëzore do të jetojë gjatë mes nesh. Vangjel Tavo.

evriviadhi goro vangjel tavo

Sondazh

Poll