Aktualitet

Debate të forta në seancën e “Plumbit të Artë”/ Prokurori përplaset me avokatin: S’do të dëgjojmë idiotësirat e këtij, nxirreni jashtë! Shtyhet sërish seanca 

Siç raportohet përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022.

10 Korrik 2025, 13:47 Nga E. D
Debate të forta në seancën e “Plumbit të
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, por për shkak të përplasjes në sallë u ndërpre sërish. Për të katërtën herë radhazi, nuk u arrit të merrej dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi. Konkretisht seanca u zhvillua mes tensioneve të forta, debateve dhe fyerjeve mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Siç raportohet përplasja nisi pas refuzimit nga ana e trupit gjykues për të pranuar kërkesën e mbrojtjes që të vihej në dispozicion i plotë procesverbali i deklarimeve të një tjetër të penduari, Erion Alibej, nga viti 2022. Avokatët e Henrik Hoxhajt dhe Altin Ndocit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, duke i cilësuar anëtarët e saj si të njëanshëm. Por situata u tensionua edhe më shumë kur prokurori Behar Dibra ndërhyri me tone të ashpra.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti!”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano

Më pas Rumano reagoi menjëherë dhe braktisi sallën, ndërsa gjykata ndërhyri për të qetësuar situatën. Për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor për të pandehurin Henrik Hoxhaj, seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e martë.

“Ju sapo konsumuat një vepër penale”, tha Rumano. 

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro. Erjon Alibej gjithashtu është bashkëpunëtor i drejtësisë./Dosja.al

dosja plumbi i arte

Sondazh

Poll