Bota

Sherr për 5 orë para fluturimit, qytetarët nga Shangai refuzojnë 16 turistët nga Whani të hipin në të njëjtin avion me

28 Janar 2020, 13:28 Nga DOSJA
Sherr për 5 orë para fluturimit, qytetarët nga Shangai

KINË– Paniku tashmë është bërë global dhe qytetarët duan siguri maksimale për jetën e tyre, duke qenë se rreziku është teje i lartë.

Disa pasagjerë nga Shangai teksa kanë qenë duke u nisur drejt Japonisë janë përplasur ashpër me një grup turistësh nga qyteti i Whani, ku kërkonin që ata të mos fluturonin me të njëjtin avion, pasi Whani është vlerësuar edhe si qyteti ku shpërtheu koronavirusi.

Për pesë orë me rradhë qytetarët nga Shangai dhe ato nga Whani janë përplasur me në momentin kur kuptuan se në avion ishin edhe 16 qytetarë të Whanit.

Edhe pse kaq shumë sherr, në mënyrë që të shmangnin virusin avioni u nis drejt Japonisë me të gjithë pasagjerët brenda.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 16 turistet ndalohen te hipin ne avion koronavirusi në kinë virusi ne kine whani 16 turistet ndalohen te hipin ne avion koronavirusi në kinë virusi ne kine whani

Sondazh

Poll