Bota

Takimi LDK-VV, ndërkombëtarët: Nuk ndërmjetësojmë e as nuk favorizojmë asnjë parti

28 Janar 2020, 12:55 Nga DOSJA
Takimi LDK-VV, ndërkombëtarët: Nuk ndërmjetësojmë

KOSOVË- Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar para takimit që do zhvillohet sot mes LDK-së dhe VV-së, ku do jenë dhe ata prezentë. Në një reagim kjo ambasadë që është pjesë e vendeve të  QUINT-it përmes kësaj komunikate kanë sqaruar qëndrimin e tyre për krijimin e qeverisë në Kosovë.

Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç është cekur në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019. Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruhet në reagim.

Në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës është caktuar që të mbahet takimi në mes të përfaqësueses së BE-së në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të QUNT-it dhe liderëve të LV dhe LDK-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa vendet e quind-it koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa vendet e quind-it

Sondazh

Poll