Politike

"Ishte urdhër politik"/ Malltezi flet pas lirimit nga arresti i shtëpisë: Më sekuestruan pasuritë brenda një dite

Gjatë fjalës së tij Malltezi denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij, ndërsa u shpreh se i janë marrë që në ditën e parë të arrestimit.

10 Korrik 2025, 15:14 Nga E. D
"Ishte urdhër politik"/ Malltezi flet pas lirimit nga arresti i
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë pas rreth dy vitesh. I ftuar në një intervistë për “News24”, Malltezi e ka cilësuar ndalimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.

Gjatë fjalës së tij Malltezi denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij, ndërsa u shpreh se i janë marrë që në ditën e parë të arrestimit. Malltezi shtoi se ndaj tij ishte vendosur një garanci pasurore, të cilën e cilësoi si pasojë e frikës së gjyqtarëve.

“Në rastin tim nuk ekzistonte asnjë rrethanë e jashtëzakonshme që të justifikonte privimin e lirisë. Ishte një urdhër politik, i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve. Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite. Po, kam prona, por kjo nuk është krim, është rezultat i punës time," tha Malltezi. 

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll