10 Korrik 2025, 11:42
Nga I.A
Ervin Salianji
KAVAJË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës, ka përshkruar vuajtjet në diktaturën e re dhe sakrificën e Budës për liri dhe drejtësi. Salianji e cilësoi Josifin jo thjesht si viktimë të dhunës së regjimit, por si simbol të guximit dhe ndërgjegjes që nuk shuhet, duke ngulitur mesazhin se sakrificat e të kaluarës nuk duhet të harrohen dhe përgjegjësia për lirinë e fituar është e brezit të sotëm.
Ervin Salianji: Jam i nderuar sot që më jepet rasti të flas në këtë inaugurim dhe zemra më thotë që të flas më shumë si qytetar sesa si politikan dhe si përfaqësues politik. Si një individ që sapo përfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë por në realitet në diktaturën e re. Një izolim ku jeta numërohet me orë. Por me durim, me heshtje dhe me qëndresë. Sot nuk po përcjellim kujtimin e një njeriu. Sot as nuk po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit në errësirën më të dendur dhe me plumbat e sampistëve.
Josif Buda nuk ra nga rastësia, ai doli të kërkonte liri, doli të kërkonte drejtësi. Josifin nuk e mori jeta, ja morën sampistët sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, të mos pranonte padrejtësinë, të mos pranonte mungesën e lirisë si simbol i çdo qytetari të Kavajës që çdo herë e ka treguar që nuk pranon të nënshtrohet dhe ka qenë dhe është në ballë të përpjekjeve për liri.
Të mos pranonte të jetonte në gjunjë në një vend ku dhe fjala kushtonte jetën, Josifi zgjodhi ragimin. Në një kohë ku të shihje të drejtë në sy të keqë ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim dhe për këtë ai u vra. Por le ta pranojmë me veten një të vërtetë të madhe. Këta njerëz nuk vriten, këta njerëz nuk zhduken, sepse janë njerëz më shumë se trup.
Ishin dhe janë ndërgjegjja e këtij kombi. Josif Buda, ishte ndërgjegje, jo vetëm e kohës së tij por dhe e kohës tonë. Sepse ai na la një pyetje që nuk e ka humbur fuqinë as sot. A ja vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet?
Të gjithë që kanë kaluar ferrin e diktaturës e dinë se ajo që shpëton njeriun nuk ishte buka, por besimi në Zot, në liri në një ditë që do të vinte dhe erdhi. Dhe padiskutim që ne sot kemi të gjithë përgjegjësinë që ajo ditë të rivijë në Shqipëri. Josifi fatkeqësisht nuk e pa dot atë ditë, por ne jemi këtu se ajo ditë erdhi falë individëve si ai e nuk duhet lënë që brezi jonë të njihet si brezi që humbi të drejtat e fituara me gjak nga një brez paraardhës dhe në nuk guxojmë të shpërdorojmë sakrificën e tyre.
ervin salianji josif buda
Politike
10 Korrik 2025, 11:40
I.A
Sali Berisha
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ceremonia e përurimit të shtatores së dëshmorit të...
Politike
10 Korrik 2025, 11:31
I.A
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se gjaku dhe sakrifica e Josif Budo u kthyen në dritë dhe frymëzim për të...
Politike
10 Korrik 2025, 11:21
I.A
Rama dhe Meloni
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Con...
Politike
10 Korrik 2025, 11:06
I.A
Edi Rama dhe Ilir Proda
TIRANË- Parkimi i makinës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër në vend, është...
Politike
10 Korrik 2025, 10:57
I.A
Edi Rama
DURRËS- Drejtorët e bashkisë Durrës kanë dhënë dorëheqjen të gjithë ditën e sotme, pas...
Politike
10 Korrik 2025, 10:49
I.A
Majlinda Bregu
World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe...
Politike
10 Korrik 2025, 09:38
M.B
Foto nga takimi
LETONI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zy...
Politike
10 Korrik 2025, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe a...
Politike
9 Korrik 2025, 22:39
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi është shprehur mbrëmjen e sotme se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët q&e...
Politike
9 Korrik 2025, 22:28
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme 20 muajt që ka kaluar nën masën e sigurisë "arrest...