Politike

Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, kandidati i Nismës Thurje kërkesë në KQZ: Dua të njihem me letrën e dorëheqjes

Siç raportohet Kordhoni ka deklaruar se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.

10 Korrik 2025, 14:32 Nga E. D
Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, kandidati i
Adriatik Lapaj

TIRANË- Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” duket se është në rrezik, pasi para zgjedhjeve, dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.

Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ kërkesën për tu njohur me letrën e dorëheqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.

Siç raportohet Kordhoni ka deklaruar se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.

Më tej Kordhoni ka deklaruar se pasi të njihet me dokumentacionin e dorëzuar në KQZ do të ulet për të biseduar me dy drejtuesit e koalicionit Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, duke shtuar se në parim përpara zgjedhjeve, ai nuk kishte qenë dakord që të jepte dorëheqjen nga mandati në rast fitoreje.

Ndërsa Adriatik Lapajn, ka deklaruar se deri në këto momente nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë çështje, por që do të bisedojë si me kandidatin Kordhoni por edhe me bashkëdrejtuesin e koaliconit, Endri Shabani.

Mandati i Lapaj në Tiranë në pikëpyetje, kandidati i

adriatik lapaj shqiperia behet nisma thurje

Sondazh

Poll