Politike

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve vizitë në SPAK, takim me Dumanin: Vlerësojmë luftën kundër krimit të organizuar

Gjatë takimit, VanHorn vlerësoi guximin dhe përkushtimin e ekipit të SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

10 Korrik 2025, 14:31 Nga I.A
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve vizitë në SPAK, takim me Dumanin:
Altin Dumani dhe Nancy VanHorn

TIRANË- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një një takim me Kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të këtij institucioni. Gjatë takimit, VanHorn vlerësoi guximin dhe përkushtimin e ekipit të SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë,” shkruhet në deklaratën e ambasadës.

nancy vanhorn altin dumani

Sondazh

Poll