10 Korrik 2025, 12:04
Nga I.A

KOSOVË- Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka thënë ai përmes një postimi në platformën X.
Hollësi tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura. Hanrahan është takuar një ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e Departamentit të Shtetit në Uashington.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me diplomatin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyç si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, është thënë në postimin e Osmanit.
Sa i përket vizitës në Bosnje-Hercegovinë, Hanrahan e ka përmendur Dejtonin, marrëveshjen që i ka dhënë fund luftës në Bosnje më 1995, dhe rëndësinë e përvjetorit, që duket se është referencë për Srebrenicën.
Më 11 korrik të vitit 1995 janë vrarë më shumë se 8.300 boshnjakë nga ushtria e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore dhe njihet si gjenocid.
Në maj të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara e kanë miratuar një rezolutë, e cila njeh 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Deri më tani, mbi 6.650 viktima të gjenocidit janë varrosur në Qendrën Përkujtimore Potoçari.
Më shumë se 1.000 persona të zhdukur janë ende në kërkim. Gjykata të ndryshme kanë dënuar deri tash më shumë se 50 persona, me më shumë se 700 vjet burg, për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.
Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq./REL
brendan hanrahan vjosa osmani
Politike
10 Korrik 2025, 11:49
I.A
ëerner Daum
KAVAJË- Ish-ambasadori gjerman Werner Daum ka mbajtur fjalën e tij në përurimin e shtatores së dëshmorit t&e...
Politike
10 Korrik 2025, 11:45
I.A
Sali Berisha
KAVAJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e vit...
Politike
10 Korrik 2025, 11:42
I.A
Ervin Salianji
KAVAJË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Bud&eu...
Politike
10 Korrik 2025, 11:40
I.A
Sali Berisha
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga ceremonia e përurimit të shtatores së dëshmorit të...
Politike
10 Korrik 2025, 11:31
I.A
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se gjaku dhe sakrifica e Josif Budo u kthyen në dritë dhe frymëzim për të...
Politike
10 Korrik 2025, 11:21
I.A
Rama dhe Meloni
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Con...
Politike
10 Korrik 2025, 11:06
I.A
Edi Rama dhe Ilir Proda
TIRANË- Parkimi i makinës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër në vend, është...
Politike
10 Korrik 2025, 10:57
I.A
Edi Rama
DURRËS- Drejtorët e bashkisë Durrës kanë dhënë dorëheqjen të gjithë ditën e sotme, pas...
Politike
10 Korrik 2025, 10:49
I.A
Majlinda Bregu
World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe...
Politike
10 Korrik 2025, 09:38
M.B
Foto nga takimi
LETONI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zy...