Aktualitet

Dy vëllezër përplasen fizikisht me sende të forta në Kukës/ Ndërhyn policia, shoqërohen në komisariat

Gjithashtu policia bëm me dije se dy vëllezërit 33 dhe 42 vjeç janë vendosur në pranga. Bëhet me dije se fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit.

10 Korrik 2025, 13:42 Nga E. D
Dy vëllezër përplasen fizikisht me sende të forta në
foo ilustruese

KUKËS- Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, por falë ndërhyrjes së policisë sherri mes tyre nuk ka agravuar. Gjithashtu policia bëm me dije se dy vëllezërit 33 dhe 42 vjeç janë vendosur në pranga. Bëhet me dije se fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe  E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër.  

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, shtetasi A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, shtetasit E. T.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll