Aktualitet

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Policia shoqëron katër persona për vrasja e Renis Dobrës, më përpara ishin konfliktuar me viktimën

Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

10 Korrik 2025, 13:06 Nga E. D
U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit/ Policia shoqëron
Renis Dobra

MAT- Katër persona janë shoqëruar për në komisariat si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, që u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit. Siç raportohet katër personat më herët kanë pasur konflikte me viktimën. Por ata kanë deklaruar se debatet që kishin me Dobran i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.

Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë. Ekspertiza paraprake ka nxjerr se 23-vjeçari Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Gjithashtu Dobra në Gjermani ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

renis dobra

Sondazh

Poll