9 Korrik 2025, 14:59
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Në bashkinë e Durrësit ka mbetur pezull zbatimi i kërkesës kryesore të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Mësohet se kjo ka ndodhur pas kërkesës së Ramës për dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në bashkinë e Durrësit dhe atyre të ndërmarrjeve të varësisë, si dhe drejtorëve rajonalë.
Bëhet me dije se sot nuk është shënuar asnjë aksion në terren dhe pse u deklarua se aksioni do të vazhdojë duke u shtrirë në të gjithë Durrësin. Brenda ditës drejtorët duhet të paraqesin dorëheqjen dhe të qëndrojnë në dispozicion të vlerësimit nga komisioni që do drejtohet nga drejtuesja politike e qarkut Durrës, kryebashkiakja Emiriana Sako dhe kryesueset e listës fituese të qarkut deputetet Klodiana Spahiu dhe Milva Ekonomi.
Rama dhe hapësirat publike
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
durres
Aktualitet
9 Korrik 2025, 14:36
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THETH- Vijojnë përplasjet në protestën e banorëve të Thethit kundër shembjes së nd&e...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 14:19
E. D
pamje nga vendngjarja
THETH- Banorët e Thethit protestuan ditën e sotme kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur ...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 14:12
Lindita Çela
Në fillim të viteve ’80, Ksamili ishte një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra në Shqip&eum...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 13:55
E. D
pamje nga vendngjarja
MAT- Një ngjarje tragjike tronditi mëngjesin e sotëm Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajet...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 13:14
I.A
TIMS
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ndërhyrjes dhe vjedhjes së të dhënave në sist...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 13:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 6 vajza nga Kolumbia dhe një nga Panamaj janë proceduar penalisht pas janë kapur në flagrancë n&...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 12:20
I.A
Shqiptaret
SERBI- Shqiptarët janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme në aeroportin e Beogradit. ...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 12:28
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- 39-vjeçari Behar Gerguri është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nd&...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 12:18
E. D
Jashar Spaho
DEVOLL- 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor është...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 11:46
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një 62-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeç janë arrestuar në Shkodër pasi kishin kultivuar 114 b...